Arsovska: Ndërmarrim masa kundër ndotjes, por nevojitet përfshirja e të gjitha institucioneve e prekura

Kompetencat dhe resurset e Qytetit të Shkupit për përballjen me ndotjen e ajrit janë të kufizuara. Ajo që është në domenin tonë është realizuar plotësisht, ndërsa me rekomandime duhet të dalë Ministria e Mjedisit Jetësor thotë kryetarja e Shkupit Danella Arsovska, duke theksuar se këtë vit trefish është rritur numri mbikëqyrjeve isnpektuese nga qytet, si dhe numri dhe shuma e gjobave që janë shqiptuar dhe paguar ndaj atyre që janë ndotës.

Sipas Arsovska, rezultatet nuk do të jenë më të mira nëse nuk veprojnë të gjitha institucionet.

Ajo sot duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve theksoi se edhe krahas asaj që nga ana e Qytetit të Shkupit janë pastruar një numër i madh deponish, rregullisht janë zbuluar dhe konstatuar ndotës, megjithatë problemi kërkon përfshirjen e një numri më të madh të institucioneve.

“Ajo që është detyra jonë e zbatojmë në tërësi, por do të përsëris se të gjithë duhet të vendosin dhe të marrin masa sepse ne si individ edhe krahas se parashtrojmë kallëzime penale, krahas aq deponive të pastruara, megjithatë më shumë nga ajo se burimet tona janë të kufizuara dhe derisa të gjithë të vendosin të punojnë në këtë drejtim rezultatet nuk do të jenë më të mira se ato që ishin në 30 vitet e fundit, në fund një të pastrojë, ndërsa 10 të ndotin asnjëherë nuk do të arrijë rezultatin që duam dhe presin”, theksoi ajo.

Shtoi se Qyteti i Shkupit ka rritur numrin e gjobave të shqiptuara dhe mbikëqyrjeve isnpektuese.

“Këtë vit është trefishuar numri i mbikëqyrjeve inspektuese, është rritur numri dhe shuma e gjobave të shqiptuara dhe paguara ndaj ndotësve, kemi punuar në tre megaparqe të reja, kemi filluar me dy megaparqe të reja, kemi filluar edhe me procedurën. që do të kërkojë që në vitin e ardhshëm të bëhet pastrimi dhe përsosja e hapësirës afër Vardarishtes, filluam dhe përfunduam edhe kopshtin botanik në Shkup, duhet të përmend se për herë të parë pas 30 vitesh kemi ngritur kallëzim penal. për një ndotës të zbuluar dhe të konstatuar dhe shpresoj që institucionet e tjera të veprojnë. Kemi pastruar mbi 280 deponi ilegale që tani shohim se dikush dëshiron t’i mbushë sërish, por duhet të kuptojmë se qyteti i Shkupit ka edhe dhjetë komuna ka Ministrinë e Mjedisit Jetësor ka Inspektoratin Shtetëror për Mjedis Jetësor dhe një numër të madh të tjera të pushteteve komunale, lokale dhe qendrore”, theksoi Arsovska.

Arsovska tha se përveç kësaj, këshilltarët e Qytetit të Shkupit nuk kanë dashur të votojnë për autobusët ekologjikë dhe transportin falas të qytetit.

“Vetëm aksioni i përbashkët do të kontribuojë në zgjidhjen e këtij problemi, duhet të pranojmë se me kapacitetet tona me të gjitha pengesat që pësojmë, kemi bërë shumë, por të vetëm nuk mund të bëjmë gjithçka që duhet për ta zgjidhur këtë problem. Po ashtu, këshilltarët e qytetit të Shkupit një vit të tërë edhe nuk votojnë që të ketë autobusë ekologjikë dhe nuk votojnë që të ketë transport urban falas që qytetarët tanë të kenë transport falas si në vendet e tjera evropiane, praktikë që e shohim që në disa shtete jep rezultate fantastike dhe ka një pjesëmarrje shumë të madhe në luftën kundër ndotjes sepse qytetarët i lënë makinat e tyre dhe përdorin transportin publik të sigurt dhe efikas, i cili në këtë rast është edhe falas”, porositi Arsovska.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share