Pas mesnate sërish rritet çmimi i naftës dhe benzinës në Maqedoni

Pas mesnate do të shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës.

KRRE ka vendosur që benzina BS-95 do të shtrenjtohet për 1 denarë, respektivisht do të shitet për 77,5 denarë për litër.

Benzina BS-98 do të shtrenjtohet për 1.5 denarë dhe një litër do të kushtojë 80 denarë.

Nafta do të shtrenjtohet për 1,5 denarë dhe një litër do të kushtojë 74,5 denarë.

Edhe vaji ekstra i lehtë do të shtrenjtohet për 1.5 denarë dhe një litër do të kushtojë 74 denarë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share