U mbajt në katedralen e “Shën Palit” mesha e “Vigjiljes së Krishtit’
Besimtarët e krishterë kremtuan në mesnatë lindjen e Krishtit.
Në katedralen e Shën Palit në Tiranë, mijëra besimtarët ndoqën meshë “Vigjilja e Krishtit’ të drejtuar nga imzot Arjan Dodaj.
Kreu i kryedioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës përcolli mesazhin për më shumë dashuri dhe paqe për besimtarët katolikë.
Mesazhe paqeje dhe bujarie përcollën edhe besimtarët për njëri-tjetrin në këtë ditë të shënuar.
Pas ceremonive fetare, besimtarët mblidhen në shtëpitë e tyre me më të dashurit për drekën festive dhe shkëmbejnë dhurata.
Klan News