Të paktën 70 palestinezë janë vrarë si pasojë e një sulmi izraelit në kampin e refugjatëve Maghazi në Gazën qendrore, tha zëdhënësi i Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë Ashraf al-Qudra.
“Ajo që po ndodh në kampin Maghazi është një masakër që po kryhet në një shesh banimi të mbushur me njerëz”, tha ai.
Tutje al-Qudra shtoi se ka mundësi që numri i të vdekurve të rritet, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.