Policia e gjeti 6-vjeçarin që u raportua se është zhdukur në sheshin “Skënderbeu”

MPB njofton se fëmija i cili u raportua i humbur sot në sheshin “Skënderbeu” afër Çarshisë së Vjetër të Shkupit është gjetur në banesën e shokut të tij në të njëjtin ndërtesë ku ai jeton.

“Sot (24.12.2023) rreth orës 16:00 është gjetur një i mitur gjashtë vjeçar, i cili para disa orësh nga nëna e tij ishte raportuar si i humbur në sheshin Skënderbeu në Shkup.
Menjëherë pas marrjes së kallëzimit janë ndërmarrë masa dhe aktivitete nga ana e zyrtarëve policorë nga SPB Shkup për gjetjen e fëmijës dhe i njëjti është gjetur me shokun e tij në banesë në të njëjtin ndërtesë ku ai banon”, njofton MPB.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share