Refuzohet kërkesa e Andrew Tate për ta vizituar nënën e sëmurë në Britani

Një kërkesë e bërë nga Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristani, për ta vizituar nënën e tyre në Mbretërinë e Bashkuar, pas një sulmi në zemër, është refuzuar prej një gjykate në Rumani.

“Shteti rumun ka vendosur që ajo të jetë e vetmuar për Krishtlindje, nëse është e gjallë”, ka thënë Andrew në X – platformë e njohur më parë si Twitter.

Vëllezërit Tate aktualisht përballen me akuza për dhunim dhe trafikim, ndonëse të dy i hedhin poshtë ato. Aktualisht, ata nuk mund të largohen prej Rumanisë. Seanca e fundit është mbajtur me dyer të mbyllura dhe gjyqtari pritet të publikojë arsyetimin mbi vendimin në ditët në vijim.

Vëllezërve u është garantuar liria për të lëvizur brenda Rumanisë, pas një periudhe nën arrest shtëpiak, mirëpo udhëtimi ndërkombëtar është i kufizuar. Ata janë arrestuar në Dhjetor të vitit 2022.

Ata akuzohen se kanë abuzuar me gratë duke u premtuar martesë në këmbim të akteve intime. Andrew Tate insiston se është i pafajshëm, dhe beson se prokurorët kanë mungesë provash për akuzat që rëndojnë mbi të. Ai ka tentuar së fundi që t’i rikthejë asetet e konfiskuara, përfshirë makinat luksoze dhe orë në vlerë të miliona eurove./REL

Lexo gjithashtu

Biden në plazh

Deti me dallgë dhe era nuk ia prishi aspak terezinë presidentit amerikan Joe Biden dhe bashkëshortes së tij…
Më tepër
Total
0
Share