Shqiptarët duhet të bashkohen në “Frontin Europian”
“Ukraina nuk është larg”. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, rikujtoi thënien e tij të famshme para 10 viteve, siç njofton KlanM, duke e ndërlidhur me aktualitetin politik në vend, sidomos me bllokimin e opozitës të ndryshimeve kushtetuese si kusht që vendi ta vazhdojë rrugëtimin evropian.
Kjo thënie sipas Ahmetit është riaktualizuar me zhvillimet në Ukrainë dhe vendi sa më shpejt duhet t`i përfundojë procedurat për t`u anëtarësuar në BE, njëjtë sic I bëri me anëtarësimin në NATO.
Ahmeti, sic njofton KlanM, kishte edhe një mesazh për opozitën maqedonase. T`i lënë mënjanë hesapet partiake dhe politikat ditore parazgjedhore dhe të mbështesin ndryshimet kushtetuese.
“Nëse janë patriotë dhe atdhetarë duhet të mbështesin ndryshimet kushtetuese dhe Bullgarët të jenë kategori kushtetuese sepse kështu për herë të parë legjitimohet ndërkombëtarisht kombi maqedonas. Ne shqiptarëve, nuk na kanë pas, por na kanë në krah. Të mos e humbin mbështetjen e bashkëqytetarëve të vet që nuk kanë kontestuar asnjëherë as identitet, as gjuhë, por i kanë mbështetur”, tha Ali Ahmeti.
Sipas liderit të integristëve, sic njofton KlanM, shqiptarët në zgjedhjet e ardhshme, duhet të bashkohen rreth frontit evropian ku, sipas tij, të gjithë do të dalin fitimtarë.
“A duhet bashkuar shqiptarët? Një ndër ambicjet dhe përcaktimet e UÇK-së ka qenë bashkimi I shqiptarëve dhe në 2002 u formula Këshilli Koordinues, për fat të keq nuk funksionoi. Sigurisht që gjërat fisnike, gjërat madhështore, nuk duhet harruar. Ne përsëri e kemi ngrit dhe e kemi nxjerrë në sipërfaqe këtë bashkim – Frontin për Europë. Në Frontin për Europë nuk ka humbës – ka vetëm fitimtarë”, deklaroi Ahmeti.
Këto komente, kreu I BDI-së, Ali Ahmeti, i bëri gjatë takimit me rastin e festave të fundvitit./KlanMacedonia