Komiteti i Helsinkit: 1076 raste të gjuhës së urrejtjes deri në nentor

MË SHUMË GJUHË TË URREJTJES NDAJ PËRKATËSISË ETNIKE

Gjuha e Urrejtjes vazhdon të jetë në rritje dhe mbetet fenomen shqetësues në vendon tonë. Nga Komiteti i Helskinkit njoftojnë se gjuha e urrejtjes përdoret në baza të ndryshme por më së shumti përdoret në kontest etnik

“Këtë vitë gjuha e urrejtjes është në rritje nga Janari deri në Nëntor gjegjësisht në fund të muajit Nëntor të këtij viti janë regjistruar gjithsej 1076 raste të gjuhës së urrejtjes prej ku 585 raste janë regjstruar në bazë të përkatësisë etnike, 280 raste në orjentimin seksual dhe identitetit gjnor, 234 në bazë të kombësisë, 132 është numri në përkatësi politike, seksi dhe gjinia 70 ndërsa në besimin fetar 31”, deklaroi Sllavica Anastasovska nga KH.

Nga Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi thonë se qytetarët, shpesh përdorin edhe gjuhë të urrejtjes edhe ndaj orientimit gjinor si dhe ndaj përkatësisë politike.

“Deri në nëntor 2023, komisioni ka proceduar 497 ankesa, gjysma prej të cilave, 246, janë për shprehje shqetësuese në media”, tha Igor Jadrovski – nga Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi”, tha Igor Jadrovski nga Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi

Vetëm gjatë këtij viti janë bërë pesë padi penale, prej të cilave 2 për gjuhë të urrejtjes në bazë etnike dhe 3 për orientimin seksual./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share