Detaje të reja mbi masakrën e Pragës

Autori 24-vjeçar David Kozak u vetëvra

Kur policët ndërhynë ne godinen e universitetit te Karlit ne Prage autori i masakrës studenti 24-vjeçar David Kozak

qëlloi fillimisht në drejtim të tyre dhe me pas vrau veten kur pa se po e rrethonin.

Në keto pamje te kamerës së trupit të policëve që ndërhynë për të neutralizuar autorin e vrasjes se 14 personave shihen oficerët e policisë që shoqërojnë studentët te dalin jashtë me duart e tyre lart.

Policia iu përgjigj edhe kritikave për shpejtësinë e reagimit të tyre , duke thënë se u perfshi ne ngjarje brenda katër minutash nga  thirrja e parë duke hyrë në ndërtesën e universitetit. Sipas shefit të policisë, Martin Vondrashek,  në korridoret e universitetit efektivet blu kanë parë grumbuj municionesh. Ai beson se personi i armatosur do të kishte vrarë më shumë njerëz nëse nuk do të kishte shkuar në ballkonin e universitetit, ku më në fund u vetvra.

Martin Vondrashek – Shef i Policisë së Pragës

Duhet të kuptoni se ishte një situatë aktive pasi kishte shumë njerëz përreth që shikonin sesi zhvillohej situata ne vendngjarje.

Policia ishte e vetëdijshme për të shkaktuar sa më pak dëme njerëzore.

Do të ishte për të ardhur keq nëse nga përdorimi i armeve te zjarrit nga policia do të vriteshin ose plagoseshin njerez te pafajshem.

Oficerët i përdorën armët e tyre kur ishin të sigurt se nuk do të lëndonin askënd tjetër.

Kanë qenë vetem katër minuta mes thirrjes së parë telefonike si dhe momentit kur oficerët e parë te policisë hynë në ndërtesën e universitetit.

Policia ka identifikuar të 14 viktimat. Në mesin e 25 persona të plagosurve ka edhe plagë me armë zjarri në gjymtyrë, gjoks dhe kokë. Të plagosurit që kanë patur nevojë për ndërhyrje kirurgjikale e kanë kryer atë dhe janë në gjendje të qëndrueshme.

Një nga të vrarët eshte drejtuesja e departamentit të muzikologjisë të Universitetit te Karlit ne Prage, Lenka Hlavkova.

Para kësaj ngjarje autori i masakrës 24-vjeçari  David Kozak thuhet se ka vrarë edhe babanë e tij të enjten në mëngjes në vendlindjen e tij, Hostun, në perëndim të Pragës. Policia tha se ka prova se vrasësi në universitet ishte gjithashtu përgjegjës edhe për vrasjet javës së kaluar në pyllin Klanovicky ku gjeten vdekjen një burrë dhe vajza e tij.

Policia tha se autori i ngjarjes se rende kishte leje per mbajtje armësh ndersa ka dyshime se per kryerjen e krimit ne vende me shume levizje njerzish është frymëzuar nga një ngjarje e ngjashme në Rusi.

Republika Çeke, shtet me 10.5 milionë banorë, ka ligje relativisht liberale për mbajtjen e armëve nga qytetaret, në krahasim me pjesën tjetër të Bashkimit Evropian.

Mosha minimale për zotërimin e armëve në mënyrë të ligjshme është mes 15 dhe 21 vjeçare, në varësi të kategorisë së armës.

Për te marre nje licencë zyrtare për mbajtjen e armëve

aplikantët duhet të dëshmojnë aftësisë për ti përdorur ato duke kaluar një provim ku testohen edhe njohuritë për sigurinë dhe rregullimin e armëve të zjarrit.

Po ashtu ata duhet qe te paraqesin tek autoritetet një ekzaminim mjekësor si dhe dokumentin qe deshmon se kerkuesi per te mbajtur arme ka nje të kaluar të pastër penale. Njerëzit në Republikën Çeke mund të aplikojnë për licencë për armë për qëllime të tilla si gjuetia, sporti dhe vetëmbrojtja.

Sipas statistikave zyrtare të policisë, më shumë se 300.000 njerëz ne Republiken Ceke kanë leje të ligjshme për të mbajtur armë.

Pronarët e ketyre armëve duhet të ri-aplikojnë dhe të rikualifikohen për licencën perdorimit te tyre çdo 10 vjet.

Të dhënat e policisë çeke tregojnë se ne duart e popullsise civile ne Republiken Ceke ka më shumë se një milion armë të regjistruara.

Presidenti çek Petr Pavel ka bërë thirrje për unitet ndersa shpalli kete te shtunë si ditë zie kombëtare me flamujt që do të ulen në gjysmështizë si dhe kambanat që do të bien në të gjithë vendin ne nderim te viktimave.

Kemi menduar gjithmonë se kjo është një gjë që nuk na shqetëson neve”, tha kryetari i kryeqytetit cek me 1.3 milion banorë, Bohuslav Svoboda. Tani duket se, për fat të keq, edhe bota jonë po ndryshon”, tha ai.

Fakulteti i Arteve i Universitetit të Karlit, ku sulmuesi 24-vjeçar qëlloi me breshëri plumbash duke lene 14 te vrare dhe 25 te plagosur gjendet në zemër të Pragës historike – vetëm pak minuta në këmbë nga sheshi i Qytetit të Vjetër në njërën anë dhe nga Ura ikonë e Karlit në anën tjetër.

Sipas Indeksit Global të Paqes, që Instituti për Ekonomi dhe Paqe nxjerr çdo vit, Çekia është ndër vendet më të sigurta në botë me shkallë të ulët të krimit dhe ndikim të ulët të terrorizmit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share