Kuvendi votoi përbërjen e re të komisionit Antikorrupsion

KRYETARE E KSHPK-së, REVIZORJA TATJANA DIMITROVSKA

Me 97 vota “për”, Kuvendi votoi vendimin për zgjedhjen e Kryetarit dhe Anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

Kryetare e Komisionit është Tatjana Dimitrovska, ekonomiste e diplomuar dhe e punësuar në Entin Shtetëror për Revizion, kurse në përbërjen e re të Komisionit Antikorrupsion janë Cveta Ristovska, Sofija Spasova Medarska, Servet Demiri, Besnik Xhemaili, Biljana Karakashova Shulev dhe Zoran Bogoevski.

Komisioni i ri duhet të nis me funksionimin më 8 shkurt 2024.

Për Kryetar dhe anëtar të Komisionit Antikorrupsion ishin paraqitur 41 kandidatë, të cilët më 23, 24 dhe 25 nëntor ishin marrë në pyetje nga Komisioni për Zgjedhje. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share