PËR FUNDJAVË STABILIZIM TË MOTIT DHE MË SHUMË DIELL
Në orën 04.27 në vendin tonë por edhe në hemisferën veriore të Tokës, sipas kalendarit, nisi stina e dimrit. Dimri do të zgjasë 88 ditë, 23 orë dhe 39 minuta, deri më 20 Mars 2014 kur në hemisferën veriore fillon pranvera kurse në atë jugore – vjeshta.
Nga mbrëmë në Maqedoninë e Veriut ka nis depërtimi i masës së lagësht dhe të ftohtë ajrore nga veriu që do të kushtëzojë reshje të shiu nëpër qytete dhe reshje bore në viset malore me cka pritet të rritet trashësia e borës.
Kufiri I borës pritet të ulet në rreth 1.000 metra lartësi mbidetare, kurse në viset veriore dhe perëndimore të vendit kufiri pritet të zbresë edhe nën 1.000 metra.
Do të fryejë erë mesatare kohë pas kohe edhe e përforcuar nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor.
Gjatë fundjavës sërish do të ketë stabilizim të motit dhe më shumë diell, kurse nëpër disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullave.
Metereologët thonë se moti me erë do të kontribuojë në pastrimin e ajrit në vendet e ndotura dhe qytetet. /KlanMacedonia/