Safet Gjici dhe Alma Kaçi i qëndruan kërkesës së seancës paraprake për gjykim të shkurtuar. Prokuroria thotë se nga hetimet, raporton gazetarja Glidona Daci, rezultoi një bisedë e zhvilluar mes Alma Kaçit dhe Safet Gjicit në zyrën e tij, ku Gjici pas favorit seksual, e drejtoi Almën te Granit Gjana, për të folur mbi tenderin për strehimin e qenve endacakë.
Në banesën e Kaçit u gjet një USB, që përmbante filmimin bruto të aktit seksual në zyrën e Bashkisë.
Kaçi kur është marrë në pyetje është shprehur se filmimin e ka bërë në kuadër të emisionit investigativ “Fiks Fare”, pasi sipas saj ishte gazetare e padeklaruar investigative në këtë emision.
Në telefonin e Kaçit, që u sekuestrua në kuadër të hetimeve, u gjetën biseda mes saj dhe gazetarëve të “Fiks Fare”, ku Kaçi fliste për këtë filmim. Sipas SPAK, filmimi u bë me vullnet të plotë nga ana e Kaçit, për ta dokumentar.
Daci thotë se nga hetimet del në pah edhe emri i ish-kryetarit të qarkut Kukës Abedin Oruçi. Kjo pasi siç pretendon Kaç, ai ia ka marrë USB-në me forcë./tvklan.al