Doktori Ilir Hasani nga Qendra Emergjente në “Nënë Tereza” dhe Nexhat Jakupi nga Klinika e kirurgjisë torakale kanë bashkuar forcat dhe sot kanë hapur një faqe të re në historinë e kirurgjisë torakale.
Që të dy, i janë qasur intervenimit në kurrizin torakal me mënyrë minimale invasive me torakoskop, gjë e cila po ndodh për herë të parë në Maqedoninë e Veriut.
“Anterior Thoracoscopic (VATS) Spine Surgery.
Për herë të parë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i qasemi kurrizit torakal në menyrë minimal invazive me torakoskop. Së bashku me Nexhati Jakupin, nga Klinika për kirurgji Torakale dhe Vaskulare hapim një faqe të re në historinë e Kirurgjisë Spinale në vendin tonë!
“Bashkimi bën fuqinë“, shkroi Ilir Hasani në Facebook.
Paçin sa më shumë risi dhe raste të suksesshme.