Administrata “çerdhe” e punësimeve partiake? – Aliu: Nuk kam ndonjë dokument për ta dëshmuar këtë!

Megjithëse i vetëdijshëm për mënyrën e punësimit në administratën shtetërore përmes partive politike, ministri Azir Aliu, në Klan Debat theksoi se nuk mund ta vërtetojë këtë gjë me dokument. Prandaj, sipas tij, reformat dhe ndryshimet e reja në këtë drejtim, do të shmangin punësimet partiake, duke i dhënë mundësi të barabarta për punlsim çdo qytetari.

“Unë nuk kam ndonjë dokument, ndonjë raport që më lidh, më indekson të punësuarit në Administratën Publike me partitë politike. Edhe unë jam qytetar i këtij shteti, ne çdo ditë pimë kafe dhe i dëgjojmë këto muhabete”, tha Aliu./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share