Qyteti i Shkupit: Zbukurimi i Shkupit i financuar përmes thirrjes publike!

Zbukurimi i sheshit të Shkupit, rrugëve kryesore dhe bazari i Vitit të Ri, janë të financuar përmes thirrjes publike, që ishte publikuar konform akteve dhe rregullave sikurse gjithë thirrjet tjera publike – thuhet në reagimin e Qytetit të Shkupit, pas njoftimeve se do të hetohet nga organet kompetente zbukurimi I Shkupit, për të cilën janë harxhuar 30.000 euro.

Sipas Qytetit të Shkupit, cdo lajm tjetër paraqet përpjekje manipulimi, senzacionalizëm dhe spekulime.

“Dallimi midis organizimit të sivjetshëm të zbukurimit të qytetit dhe të viteve të mëparshme është se tani kemi 10 herë më pak harxhime. Dallimi është se këtë vit parët për këtë destinim nuk I ka marrë firma që I ka marrë deri tani. Firmë e afërt me Shilegovin, e cila nga tenderët e shumta ka thithur para nga arka e qytetit. Për këtë tashmë janë përgatitur kallëzime adekuate” – thonë nga Qyteti I Shkupit.

Nga Qyteti i Shkupit shprehin keqardhje që përkundër thirrjeve për raportim të drejtë e të balancuar, një pjesë e mediave, sic thonë, ende punojnë për agjenda politike të “politikanëve të harruar”./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share