Mattarella dërgon në Parlament paktin Meloni-Rama

Presidenti kërkon përjeshtimin e integrimit të Ballkanit në BE

Presidenti italian Sergio Mattarella ka autorizuar dërgimin në të dy dhomat e parlamentit italian të projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes me Shqipërinë për azilkërkuesit nga Afrika.

Protokolli për ngritjen e dy qendrave për zhvendosjen dhe stregimin e rrreth 3 mijë azilkërkuesve në vit në Shqipëri është nënshkruar më 6 nëntor në Palazzo Chigi nga Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama. Ndërkaq presidenti Mattarella në konferencën me ambasadorët italianë nëpër botë ka bërë thirrje për përshpejtimin e procesit të integrimit të shteteve ballkanike.

“Duhet që të jemi më konkrete me afatet kohore dhe mënyren sesi do të anëtarësojmë në BE shtetet e Ballkanit Perëndimor kur kanë kaluar 20 vite nga samiti i Selanikut. Këto shtete prej një kohe kaq të gjatë e kanë nisur rrugën e reformave të kërkuara. Tensionet në Kuvend shërbejnë si kambanë alarmi për ne dhe popujt e këtij rajoni. Integrimi ekonomik dhe politik duhet të përshpejtohet. Po ashtu duhet vijuar me reformën e brendshme të BE-së për heqjen e votimit me unanimitet si pengesë në këto procese.”

Në samitin e fundit për këtë vit të Këshillit Evropian u bë thirrje për përshpejtimin e procesit të zgjerimit me shtetet ballkanike, por pa vendosur afate se kur do të ndodhë anëtarësimi i plotë i tyre në BE.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share