Kërçovë – Strumicë: Hyjnë në fuqi masat për shkak të ndotjes së ajrit!

NË SARAJEVE AUTORITETET SHPALLIN GJENDJE ALARMI

Në Kërçovë dhe Strumicë kanë hyrë në fuqi masat dhe rekomandimet për shkak të ndotjes enorme të ajrit, respektivisht për shkak të koncentrimit të lartë të grimcave PM10 për dy ditë me radhë – njoftoi Ministria për Mjedis Jetësor.

Në dy qytetet, sic njoftohet, më 19 dhe 20 dhjetor janë matur më shumë se 150 mikrogram në një metër katror të grimcave PM10, me cka tejkalohet pragu I alarmimit.

Rekomandohet që punëdhënësit në këto dy qytete t`i lirojnë nga puna gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjec si dhe të sëmurët kronik, si dhe të bëhet riorganizimi i orarit të punës në ambiente të hapura nga 11.00 deri 17.00.

Qeveria ka ngarkuar të gjitha organet e administratës shtetërore dhe njësitë e pushtetit lokal që për 50% të ulin përdorimin e veturave zyrtare, si dhe të kufizohen punët në objektet ndërtimore.

Ndërkohë, Pushteti lokal në Sarajevë ka shpallur gjendje alarmi të enjten, pasi kryeqyteti i Bosnjë e Hercegovinës është njëri ndër qytetet më të ndotura në botë në ditët e fundit, sipas parashikuesit të cilësisë së ajrit, AirVisual.

Meteorologët kanë parashikuar se ditën e premte pritet një erë pak më e fortë me reshje shiu, e cila duhet të favorizojë përmirësimin e cilësisë së ajrit. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share