Përfaqësues të të papunëve kërkojnë më shumë mbështetje për të varfërit
Mijëra argjentinas dolën në rrugët e Buenos Aires për të protestuar kundër planeve ekonomike të qeverisë së re. Presidenti i ri Javier Milei njoftoi masa që përfshijnë shkurtime të shpenzimeve dhe një zhvlerësim drastik të monedhës.
Ai nënshkroi gjithashtu një dekret për reformën ekonomike që do t’i japë fund kufizimeve të eksporteve. Protesta u udhëhoq nga grupe që përfaqësojnë personat e papunësuar dhe që kërkojnë më shumë mbështetje për të varfrit.
“Është një projekt qeveritar dhe një plan që është regresiv për të gjithë punëtorët në çdo kuptim. Ne vijmë nga inflacion i lartë dhe fuqia blerëse ka humbur jashtëzakonisht shumë. Zhvlerësimi dhe inflacioni po e bëjnë të pamundur ruajtjen e një standardi jetese. .”
Një numër i madh policësh u vendos për të ndaluar protestuesit të bllokonin akset rrugore. Që nga zgjedhja e tij më 10 dhjetor, Milei ka premtuar masa drastike për ekonominë e tretë më të madhe të Amerikës Latine, e cila është e gjunjëzuar pas dekadash borxhi dhe keqmenaxhimi financiar.
Klan News