Mariçiq: Gati për fazën e ardhshme të negociatave – t`i përfundojmë obligimet!

VMRO-DPMNE: MAQEDONIA DOSJE TË DOBËT, BE-ja NUK I BËN PRESION BULLGARISË

Nga samiti i Këshillit Evropian, mbërritën mesazhe inkurajuese për zgjerimin e BE-së, kurse perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor është e realizueshme – tha Zv/Kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në seancën e përbashkët të Këshillit Kombëtar për Eurointegrime dhe Komisionit parlamentar për Çështje Evropiane.

“Jemi të gatshëm për fazën e ardhshme të negociatave, por duhet t`i përfundojmë obligimet nga Korniza Negociuese për aderimin e RMV-së në BE, që e miratuam më 19 korrik 2022. Ndryshimet kushteteuse janë investim në të ardhmen tonë, pa humbur asgjë”, tha Bojan Mariçiq.

Por, ndryshe mendojnë nga VMRO-DPMNE-ja. Sipas tyre, për shkak të krimit të pushtetit askush nuk I ka bërë presione Bullgarisë që të mos e bllokojë rrugëtimin evropian të vendit.

“Vendi ka dosje të dobët dhe nuk mund të lëvdohet para vendeve anëtare të BE-së që ata të bëjnë presione ndaj Bullgarisë. Fatkeqësisht disa vende anëtare nuk janë të bindur se Maqedonia meriton nisjen e negociatave për shkak të nivelit të lartë të krimit dhe korrupsionit”, tha Aleksandar Nikolovski.

Por, gjatë fjalimit të tij, Zv/Kryeministri Bojan Mariçiq ka theksuar se më 13 nëntor ka mbërritur Shkresa zyrtare e kryesuesit spanjoll me KOREPER, në emër të kryesimit me Këshillin e BE-së, për kushtet me të cilët RMV-ja mund t`i hap negociatat për Klasterin 1 – Vlerat Fundamentale.

Në letër potencohet se pas skriningut të përfunduar për Klasterin 1, BE-ja vlerëson se mund të parashikojë hapjen e këtij Klasteri, pasi të përfundojë faza e negociatave aderuese ku do të përgatiten dhe miratohen – Udhërrëfyesi për reforma në administratën publike dhe Udhërrëfyesi për kapitujt për sundimin e së drejtës me planin Aksional shoqërues./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share