Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime në Kuvend e ka për detyrë ligjore që ta plotësojë përbërjen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Kovaçevski nuk e komentoi kërkesën e opozitës shqiptare që të ketë anëtar në KSHZ.
“Edhe Kuvendi edhe Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime duhet të veprojë sipas ligjit dhe ta kompletojnë përbërjen e KSHZ-së”, tha mes tjerash Kovaçevski.