Danimarka rrit bashkëpunimin ushtarak me ShBA-në

Danimarka tha se ka rënë dakord të rrisë bashkëpunimin e saj ushtarak me ShBA-në.

“Tani po forcojmë bashkëpunimin tonë dypalësh të mbrojtjes dhe nuk duam të fshehim faktin se marrëveshja me ShBA-në shënon gjithashtu një përparim në politikën e mbrojtjes daneze, pasi përfshin ushtarë amerikanë dhe materiale amerikane në tokën daneze”, tha kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen.

Marrëveshja e Bashkëpunimit të Mbrojtjes do të lejojë që personeli dhe materialet amerikane të vendosen në “instalime specifike ushtarake daneze për afat të shkurtër dhe afatgjatë”, tha ministria daneze e mbrojtjes.

Sipas ministrisë, ShBA-ja do të ketë akses në tre baza ajrore daneze në Karup, Skrydstrup dhe Aalborg, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Në mënyrë të ngjashme, ShBA dhe Finlanda kanë nënshkruar një pakt mbrojtës, duke lejuar akses të shpejtë ushtarak dhe ndihmë për Finlandën, e cila ndan një kufi 1,340 km me Rusinë, në rast konflikti.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share