Kosovë: Shumë pak targa ilegale KM – shqiptohet vetëm një gjobë!

4.248 QYTETARË SERBË KANË KONVERTUAR TARGAT NË RKS

Brenda katër ditësh vetëm një gjobë është shqiptuar nga Policia e Kosovës ndaj një qytetari serb në veri konkretisht në Leposaviq pasi nuk i ka konvertuar targat ilegale serbe në RKS.

Zëvendëskomandant i Policisë së Kosovës në Veri të Mitrovicës Veton Elshani ka thënë për TV Klan se 150 është gjoba e shqiptuar ndaj tij pasi që i njëjti qarkullonte me veturë me targa ilegale serbe.

”Kemi një numër shumë të vogël të veturave që mbeten të paregjistruara në Kosovë. Deri më tash kemi vetëm një tiketë të shqiptuar në Leposaviq” – tha Veton Elshani, zëdhënës i PK-së në Mitrovicën e Veriut.

Të martën në Mitrovicën e Veriut nuk shihje asnjë veturë me targa ilegale.

Ata pak qytetarë serb që kanë refuzuar t`i konvertojnë targat në RKS janë kujdesur që të pajisin veturat me targa serbe por në qytetet e Serbisë.

Targat KM dhe me akronime të tjera serbe për qytetet e Kosovës janë lëshuar nga autoritetet serbe dhe konsiderohen të paligjshme nga autoritetet në Kosovë.

Më 15 nëntor ishte afati I fundit për konvertim të targave. Sipas autoriteteve në Kosovë rreth 4248 qytetarë serbë kanë konvertuar targat nga ato ilegale serbe në RKS.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share