Nëse rezultati i zgjedhjeve parlamentare nuk janë në favor të ASH-së, Taravari paralajmëron dorëheqje nga kreu i partisë. Sipas tij, në Kuvend duhet të bisedohet edhe kjo temë. Siç thotë taravari në Klan Debat, ai dhe Ziadin Sela dalëngadalë duhet të largohen nga drejtimi i partisë.
“Ne asnjëherë nuk i bëjmë llogaritë se për cilin ndihmojmë apo cilit i bëjmë dëm. Ne e mendojmë të mirën e subjektit tonë… Në këtë moment ne duhet, të paktën unë ekam këtë mendim, që ta mbajmë unitetin e partisë dhe të dalim me rezultat sa më të mirë dhe mbi të gjitha, që e kam më me rëndësi, të dalim faqebardhë prej këtij procesi”, tha mes tjerash taravari./KlanMacedonia