Gjykata Speciale ua ka vazhduar paraburgimin ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit.
Vendimi u mor nga gjyqtari Charles Smith, më 15 dhjetor.
Në vendimin e panelit të Speciales, thuhet se për Thaçin dhe Veselin, nuk ka prova të mjaftueshme se mund t’i ikin drejtësisë, ekziston rreziku që ata ta pengojnë atë.
Në parashtresën e publikuar thuhet se mbrojtja ka mundësi ta apelojë vendimin jo më larg sesa 4 janari i vitit të ardhshëm.