Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka thënë se BE-ja dënon fuqishëm sulmet e Houthi-ve në Detin e Kuq.
Kështu ka bërë të ditur ai përmes një postimi në X, njofton Klankosova.tv.
Borrell ka njoftuar se BE-ja është në koordinim me partnerët e saj për t’iu kundërvënë efektivisht kërcënimeve ndaj paqes dhe sigurisë.
“Ndërprerja e lundrimit ndërkombëtar dhe sigurisë detare është e papranueshme dhe duhet të pushojë. Ne po koordinojmë me partnerët për t’iu kundërvënë efektivisht këtyre kërcënimeve ndaj paqes dhe sigurisë”, ka shkruar Borrell.