Roma “vishet” me dekorin festiv, 300 mijë drita në total

Këto foto tregojnë dekorin e festave në rrugët e qeta të Romës.

Atmosfera e festave ka trokitur këtë vit me më shumë zbukurime të reja dhe më shumë ndriçim se kurrë më parë. Tema e zgjedhur e dekorit është ajo e paqes e cila është e shkruajtur edhe në zbukrimet e kryqytetit italian.

Fjala “Paqe” është shkruajtur në gjuhë të ndryshme, duke përfshirë frengjisht, gjermanisht dhe spanjisht. 18 vargje dritash të bardha shtrihen nga Piazza Venezia deri tek Piazza del Popolo që është një shesh i madh në Romë.

Në total për dekorimin e qytetit janë përdorur 300, 000 drita. Ndërsa Pema e Krishlindjeve 10 metra e gjatë është shoqëruar edhe me një libër të madh që është kushtetuta italiane.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share