Skuadra e basketbollit Çairi 20230, mbrëmë ka shënuar fitoren e tetë sezopnale, kësaj rradhe në cilësinë mysafirit në palestrën e sporteve “Jane Sandanski” mundi ekipin e Feniks me rezultatin 74-70. Një fitore e merituar e ekipit që e drejton trajneri Erhan Ramadan pasi dominuan gjatë gjithë lojës edhe pse vendasiut arsyetohen se kanë luajtur pa dy lojtarët më të mirë Andrej Mitrevski dhe Bojan Trajkovski.
Lojtari më efikas në radhët ekipit Çairi 2030 ishte Corbett i cili realizoi 27 pikë dhe 18 kërcime, ndërsa Moffitt realizoi 15 pikë . Te skuadra vendase me lojë efikase u veçuan Jones me 19 dhe Rees me 17 pikë.
Pas ndeshjes trajner Erhan Ramadan në fejsbuk ka shkruajt: “MEGA FITORE. Një ndeshje për tu mbajtur mend ku mbizotroi një dominim i djemve tanë në terenin musafir. Vlen të ceket që atmosfera ishte e zjarrt dhe mbështetja nuk mungoi nga tribunat. FALEMINDERIT për lojtarin tonë të gjashtë. Ju jeni fryma e ekipit”.
Pas kësaj jave ekipi Çairi 2030 vazhdon të mbanë pozitën e pestë me 20 pikë.
Rezultatet e xhioros së 12-të
Feniksi 2010 – Çairi 2030 70:74
Euro Nickel 2005 – Naviko Academy FMP 94:77
Ohër – Vardar 89:81
TFT Mozart – Rabotniçki 57:72
Pelister – Gostivar 89:88
MZT Shkup – Kozhufi 79:65
TABELA: 1.MZT Shkup 23, 2.Pelister 21, 3.Euro Nickel 2005 21, 4.Rabotniçki 20, 5.”Çairi 2030” 20, 6.TFT Mozart 19, 7.”Fenix 2010” 18, 8.Gostivar 16, 9.Kozhufi 15, 10.Vardar 15, 11. Akademia Naviko 14, 12. Ohri 14 pikë
Në xhiron e 13-të zhvillohet më 23 dhjetor, takohen: Çairi 2030 – TFT Mozart, Rabotniçki – Pelisteri, Kozhufi – Euro Nikel 2005, Vardari – Feniksi 2010, Gostivar – MZT Shkupi dhe Naviko Academy FMP – Ohër./KlanMacedonia