Një 31-vjeçar nga fshati Çegran i Gostivarit, dje duke drejtuar një motor me katër-cikël u rrëzua duke pësuar lëndime të rënda trupore, përcjellë Klan M.
”Dje (17-dhjetor) në orën 17:55 në SPB-Tetovë është raportuar se në Çegran të Gostivarit 31-vjeçari L.E. duke drejtuar një katër-cikël pa targa regjistrimi, është rëzuar dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit ,,Ferid Murad”. Në vendin e ngjarjes është kryer inspektimi nga ekipi i DPB-Gostivar” – thuhet në kumtesën e SPB-Tetovë.