I ftohti ekstrem godet Kinën, temperaturat deri në -50 °C

Mbyllen shkollat dhe pezullohet transporti

Temperaturat në disa pjesë të Kinës, duke përfshirë provincat Shanxi, Hebei dhe Liaoning kanë arritur nivelet më të ulëta që nga fillimi i regjistrimeve.

Në disa qytete vlerat termike arritën -50 gradë Celsius duke thyer rekordin e janarit të vitit 1980, kur temperatura rriti në -46 gradë Celsius. Sinoptikanët në fillim të nëntorit kishin parashikuar një dimër më të ngrohtë këtë vit për shkak të fenomenit El Nino.

Shumë provinca në të gjithë Kinën kanë rregjistruar borën më të madhe ndër dekada e cila shkaktoi ndërprerje të transportit hekurudhor dhe atij rrugor në disa vende. Zona të tëra në jug dhe lindje Kinë rregjistruan mbi 1 metër dëborë. Temperaturat në shumicën e rajoneve në Kinë do të vazhdojnë të jenë të ulëta këtë javë.

Autoritetet kineze mbyllën autostradat në disa provinca dhe pezulluan shërbimet e trenave. Më shumë se 300 seksione rrugore në 12 provinca u mbyllën për shkak të ngricave dhe përplasjeve të automjeteve. Presidenti Xi Jinping bëri thirrje autoriteteve që të vendon në dispozicion për të zhbllokuar rrugët. Vala e ftohtë ka mbyllur shkollat ​​në shumë vende. Provinca të shumta kanë marrë gjithashtu masa për të mbrojtur të korrat.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share