Parisi konfirmon se në Gaza u vra një diplomat francez

Një diplomat francez është vrarë në Gaza, konfirmon Qeveria në Paris.

Ministria e Punëve të Jashtme tha se ai u vra nga një sulm ajror izraelit në një rezidencë në qytetin Rafah, përcjell klankosova.tv.

“Me emocion të madh Ministria e Evropës dhe e Punëve të Jashtme mësoi për vdekjen e një prej agjentëve të saj, i cili vdiq si pasojë e plagëve të marra gjatë një bombardimi izraelit në Rafah, në jug të Rripit të Gazës, tha kjo ministri të shtunën.

Diplomati, i cili iu bashkua shërbimit në vitin 2002, ishte strehuar në shtëpinë e një punonjësi të Konsullatës Franceze së bashku me dy kolegë dhe një numër të afërmve të tyre.

Shtëpia u bombardua të mërkurën në mbrëmje, duke plagosur për vdekje diplomatin dhe duke vrarë dhjetëra të tjerë, tha Ministria e Jashtme.

Anëtarët e familjes së diplomatit ishin dërguar në Francë së bashku me shtetas francezë në Gaza, duke përfshirë stafin e organizatës kulturore Instituti Francez dhe vartësit e tyre.

Në deklaratë thuhet se Franca dënon bombardimin e një ndërtese banimi, e cila shkaktoi vdekjen e shumë civilëve.

“Ne kërkojmë që autoritetet izraelite të hedhin dritë të plotë mbi rrethanat e këtij bombardimi, sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në deklaratë.

Megjithatë deri tani, nga ushtria izraelite nuk pati asnjë koment.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share