Futboll: Qatip Osmani me Vllaznin mundën Tiranën në “Selman Stërmasi”

Klubi i futbollit Vllaznia e Shkodrës pas mos sukseseve në fillimin e kampionatit, sidomos në 10 sfidat e para fituan vetëm 12 pikë, me ardhjen e trajnerit tetovar Qatip Osmani ekipi u ringjallet dhe tani ndanë pozitën e katërt me 23 pikë aq sa ka edhe Tirana në pozitën e tretë.

Vllaznia sot në ndeshjen derbi të javës së 17 të sezonit vjeshtor mundi ekipin e Tiranës në stadiumin “Selman Stërmasi”në Tranë me rezultatin 1-0, me golin e vetëm që e realizoi Bekim Balaj në minutën 37 të pjesës së parë.

Ekipi i Vllaznisë në shtatë ndeshjet që drejtohet  nga Qatip Osmani  ka  shënuar  3 fitore, 2 barazime dhe 2  humbje  “ Ne punojmë me përkushtim dhe shpresojmë të përgatitim ekipin  maksimalisht për çdo  sfidë.  Fitorja kundër Tiranës është dëshmi se me punë serioze mund të arrihen sukseset. Uroj futbollistët për këtë fitore të madhe” ,deklaroi për Klan Maqedoni, trajneri Qatip Osmani./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share