Kasami prezanton prurjen e re në parti – Profesori universitar Shener Bilalli i bashkohet Lëvizjes Besa

Profesori universitar, Shener Bilalli i është bashkëngjitur Lëvizjes Besa në rrugëtimin e saj politik. Prezantimin e tij, siç përcjell KlanM, e ka bërë vetë kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, i cili mes tjerash tha se  partia që ai drejton mbështet të rinjtë dhe se çdo proces i rëndësishëm në LB, sipas tij, udhëhiqet nga ekspertë të rinj.

“Profesori universitar Shener Bilalli, i cili zotëron gjashtë gjuhë të huaja, me përvojën e tij të pasur edhe në projekte ndërkombëtare, do të jetë pjesë e ekipit i cili fuqishëm do të punojë në ndërtimin e kalasë së shpresës dhe dinjitetit”, deklaroi Bilall Kasami./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share