Fundoset anija me emigrantë në brigjet e Libisë, të paktën 61 të vdekur

Një anije me emigrantë besohet se është mbytur në brigjet e Libisë, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin.

Sipas dëshmisë së disa të mbijetuarve, anija ishte nisur nga qyteti Zuwara me rreth 86 persona në bord. Dallgët e larta fundosën anijen dhe 61 emigrantë, mes të cilëve fëmijë, janë të zhdukur dhe supozohet se kanë humbur jetën, raporton BBC.

25 të mbijetuar të tjerë po marrin ndihmë mjekësore në një qendër në Libi. Sipas agjencisë së OKB, viktimat ishin nga Nigeria, Gambia dhe vende të tjera afrikane.

Libia është një nga pikat kryesore prej nga nisen emigrantët në përpjekje për të kaluar Mesdheun për të mbërritur në Europë.

Agjencia Ndërkombëtare e Migracionit vlerëson se më shumë se 2200 persona janë mbytur gjatë këtij viti teksa kanë tentuar të kalojnë Mesdheun, duke e bërë këtë itinerar rrugën më të rreziksjme në botë për migrantët.

/tvklan.al





Lexo gjithashtu
Total
0
Share