Erë e fortë në Lezhë, shkatërrohen zbukurimet për Vitin e Ri: Bie edhe pema

Lezha është përfshirë nga një erë e fortë. Për këtë arsye ka pasur disa pasoja në zona të qytetit dhe rrethinave përreth.

Më të dukshmet janë ato që vijnë nga qendra e qytetit. Siç mund të shikohet nga pamjet, i gjithë dekori për Vitin e Ri ka rënë në tokë. Edhe pema është rrëzuar.

Dëmtime ka pasur edhe në këtë makinë që ka qenë e parkuar kur mbi të ka rënë një objekt.

Bashkia e Lezhës thotë se në terren ka dalë ekipi i emergjencave për konstatimin dhe rikuperimin e dëmeve./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share