Kthehen në RMV ikonat e zbuluar në Shqipëri!

“Ditë historike për kulturën maqedonase dhe vlerësimin e pasurisë sonë të mbrojtur kulturore” – e kanë vlerësuar autoritetet e vendit kthimin e 20 ikonave nga Shqipëria, që u takojnë kishave dhe manastireve maqedonase.

“Në këtë gjest si shprehje të miqësisë nga ana e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Kryeministrit Edia Rama dhe koleges sime, Ministres Elva Margariti, nuk njohim vetëm mesazhin politik për të respektuar obligimet e marra si shtete, por njohim mesazhin për raportin etik dhe moral si dhe vlerësimin për pasurinë e mbrojtur kulturore të Maqedonisë” – ka deklaruar Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska – Stojçevska.

Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, ka deklaruar se ky moment solemn paraqet avangardë për zbatimin e konventave ndërkombëtare.

“Por, nga ana tjetër, ky akt hap rrugën jo vetëm për kthimin e sendeve tjera në vendet e origjinës, por nga ana tjetër kthimin edhe në Shqipëri të sendeve të humbura, të grabitur në instituconet tona për trashëgimi kulturore, muzetë, parqet dhe objektet e kultit” – tha Ministrja Margariti.

Në këtë ngjarje falënderime janë shprehur për ekipet nga të dyja vendet që kanë bashkëpunuar gjatë gjithë procedurës, sic u tha, me qasjen profesionale që kanë kontribuar për epilog të suksesshëm të rrugëtimit dhjetëvjeçar të ikonave maqedonase./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share