Mexhiti: “Trikafta” nuk është shtrenjtuar!

“SË SHPEJTI ZGJERIMI I LISTËS POZITIVE TË ILAÇEVE”

Ministri I Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, ka përgënjeshtruar informacionet se është shtrenjtuar ilaçi ‘Trikafta” dhe ka theksuar se po punohet në mënyrë intensive për zgjerimin e listës pozitive të ilaçeve.

“Javën e ardhshme mbërrin “Trikafta” dhe do t`u ndahet pacientëve. 12 pacientë veçmë marrin terapinë, kurse të tjerët do të inkuadrohen konform kritereve që janë dhënë nga ekspertët e Klinikës së Fëmijëve” , tha Fatmir Mexhiti.

I pyetur për rastin “Onkologjia”, Ministri Mexhiti edhe një herë ka bërë thirrje që të ketë epilog për këtë skandal.

“Sërish I bëj thirrje Prokurorisë dhe është koha e fundit që edhe ata ta heqin këtë barrë se nuk funksionon sistemi I drejtësisë në vend. L të urdhërojnë dhe le të dalin me përgjigje konkrete, të dihet një herë e përgjithmonë se kush është fajtori”, tha Mexhiti.

Këto komente, Ministri i shëndetsisë Fatmir Mexhiti, në Poliklinikën  “Zhelezara” ku janë promovuar pajisjet mamografia e re digjitale me stereotaksi dhe aparatin ECHO ultrazë me dy sonda./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share