Ish politikani dhe analisti politik, Qenan Aliu në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin thotë se bllokimi i procesit integrues për Maqedoninë, megjithëse i pritshëm, ka mundur të menaxhohet më mirë nga ana e qeverisë së vendit. Kushti për ndryshimet kushtetuese, sipas Aliut, është diçka e shkruar në kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe prej sa nuk mund të ikësh.
“Diplomacia nuk është vetëm punë për të cilën duhet t’ua shpërlash kokën me akull qytetarëve. Diplomacia është një lloj arti për t’ua thënë qytetarëve realitetin se si mund të vijojnë punët sepse nuk varen as prej Bujar Osmanit e as prej kovaçevskit”, tha mes tjerash analisti Aliu./KlanMacedonia