Na selia e BE-së, aty ku po zhvillohet Samiti i BE-së, gazetarja e TV Klan, Erisa Zykaj në një lidhje direkte për emisionin Klan Debat dha informacionet e fundit nga aktivitetet që ndodhin këto ditë në Bruksel.
Lajmi i mirë i këtij samiti, sipas Zykajt, është fillimi i negociatave për anëtarësim me Ukrainën dhe Moldavinë, si dhe dhënia e statusit të kandidatit për Gjeorgjinë. Bosnja e Hercegovina, sipas gazetares Zykaj, do të duhet të presë për statusin deri në mars të vitit të ardhshëm.