FJALËT PËRFUNDIMTARE PËR RASTIN E LLASKARCËS
Prokurori publik, Darko Jakimovski ka kërkuar dënimin më të ashpër për të akuzuarit në rastin e Llaskarcës.
Në fjalët përfundimtare, Jakimovski tha se, ka një korpus të tërë të detyrimeve dhe obligimeve të sigurisë që të akuzuarit nuk i kanë respektuar në vazhdimësi dhe ka qenë çështje kohe se në çfarë baze “kaosi i punës të rezultojë me pasoja të këtilla apo të ngjashme”.
“Të gjithë kanë pasur detyrim ligjorë të parandalojnë të mos vijë deri te kjo pasojë. Nuk bëhet fjalë për mendjelehtësi, sepse pasojat e dëmshme kanë mundur t’i parandalojnë. Propozojë që të akuzuarit të sanksionohet me dënimet më të ashpra për veprat me të cilat ngarkohen. Bëhet fjalë për pasojë posaçërisht të rënda, disa nga të dëmtuarit do të jetojnë me ato trauma gjithë jetën” – tha Darko Jakimovski, Prokurori Publik.
Sipas tij, të gjitha ekspertizat në të cilat i ka bazuar dëshmitë prokuroria, në asnjë moment nuk ka përllogaritur me dëshmitë, ndërsa në ekspertizat e tjera, vetëm janë kopjuar përllogaritjet.
“Asnjë fakt nuk është vënë në dyshim nga mbrojtja në mënyrë të njohur dhe të pranuar nga shkenca e trafikut. Asnjë nga mbrojtja nuk mohon se nuk ka faj. Por, sipas mbrojtjes çdo i akuzuar në këtë fatkeqësi, përgjegjësinë për të gjitha lëshimet ia hedh dikujt tjetër” – deklaroi Jakimovski.
Ky proces gjyqësor ka të bëjë me aksidentin tragjik në Llaskarcë ku humbën jetën 16 persona dhe mbetën të plagosur rëndë mbi 30 të tjerë dhe i njëjti ka filluar në shator të vitit 2019. Të akuzuar në këtë janë Durmish Beluli, pronari i kompanisë “Durmo Tours”, personi përgjegjës për transportin në kompania Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit Manoil Trifunovski të cilët akuzohen për vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion. Ndërkaq për të njëjtën vepër akuzohen tre punonjësit e stacionit të kontrollit teknik, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski. /KlanMacedonia/