Petrovska: Korrupsioni çështje e sigurisë!

“NUK KA PRAPAVIJË NË DEKLARATAT E AMBASADORES AMERIKANE”

Paralajmërimet për luftë të përforcuar kundër korrupsionit dhe zgjerimit të “listës së zezë” hasën në mbështetje nga Ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska.

Sipas saj, korrupsioni paraqet cështje të sigurisë, duke u bërë thirrje institucioneve që të reagojnë. Ministrja nuk sheh prapavija në deklaratën e ambasadores amerikane, Anxhela Aggeler.

“Nëse nuk keni kontroll në këtë segment të shoqërisë, nuk mund që asnjëherë të jemi të sigurt se ku përfundojnë paratë, cilin do ta financojnë dhe në cfarë momenti. Nuk flas për destabilizime të mëdha, mirëpo në moment të caktuar mund ta destabilizojnë shtetin. Nuk flas vetëm për RMV-në, por për të gjitha vendet” – tha Slavjanka Petrovska.

“Lista e zezë” amerikane, me funksionarë aktual e të dikurshëm si dhe me bzinesmenë, pandërprerë rritet që nga prilli I vitit 2022, kur fillimisht u gjetën ish-Kryeministri Nikola Gruevski dhe sih-shefi I shërbimeve sekrete, Sasho Mijalkov.

Në qershor në këtë listë u fut Kryebashkiaku i Strugës, Ramiz Merko, kurse pas tij edhe biznesmeni Jordan Kamçev bashkë me nënën e tij si dhe biznesmeni rus Sergej Samsonenko më bashkëshorten.

Më 5 dhjetor në listën e zezë amerikane hyri edhe ish-Zv/Kryeministri Koço Angjushev. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share