Hulumtimet: Në Ballkan më të pasigurtë ndjehen qytetarët e RMV-së dhe B e H!

PETROVSKA: BALLKAN TË SIGURTË VETËM ME RAJON TË INTEGRUAR NË BE

Më të pasigurtë në Ballkan, sipas hulumtimeve, ndjehen qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, vlerëson se procesi për mbrojtje nga sulmet kibernetike vazhdimisht zhvillohet në të gjitha vendet.

SLAVJANKA PETROVSKA – MINISTRE E MBROJTJES

“Askush në asnjë vend nuk mund të garantojë se procesi i mbrojtjes nga sulmet kibernetike ose për sigurinë kibernetike do të jetë përfundimtare. Është një sfidë ku vazhdimisht punojmë. Në RMV, nga sulmet që nuk ishin kibernetike por sulme hibride, nuk janë regjistruar sulme më serioze ose tentativa sulmesh që do të pengonin punën e institucioneve”

Këto komente Ministrja e Mbrojtjes I bëri gjatë konferencës rajonale “Paqë dhe Prosperitet të Ballkanit Perëndimor” në organizim të Qendrës për hulumtime dhe krijimin e politikave dhe konzorciumit SMART Ballkan.

Në kuadër të kësaj konference nënshkruhen 20 grante për organizatat e rajonit që punojnë në tema të sigurisë, stabiltetit, sundimit të së drejtës, luftës kundër korrupsionit, barazia gjinore dhe mbrojtja e ambientit jetësor. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share