Izraeli: Lufta në Gaza do të vazhdojë me ose pa mbështetjen e ndërkombëtarëve

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu thotë se shteti që ai drejton do t’i shkojë deri në fund luftës drejt fitores, pavarësisht presioneve ndërkombëtare. Ministri i jashtëm izraelit thotë se lufta në Rripin e Gazës do të vazhdojë me ose pa mbështetjen ndërkombëtare.

Ndërkohë, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan do të udhëtojë drejt Izraelit për bisedime me Netanyahun dhe kabinetin izraelit të luftës.Ditën e djeshme, Sullivan u takua me Princin Saudit të Kurorës, Mohammed bin Salman për të diskutuar krijimin e një paqeje të qëndrueshme në Lindjen e Mesme.

Nga ana tjetër, Presidenti i SHBA, Joe Biden deklaroi dje se Izraeli ka filluar të humbasë mbështetjen globale për shkak të bombardimeve pa dallim në Gaza.

Kujtojmë se Hamasi sulmoi më 7 Tetor Izraelin duke vrarë 1200 njerëz dhe duke marrë pneg 240, disa prej të cilëve u liruan gjatë një armëpushimi të shkurtër. Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se 18600 njerëz janë vrarë dhe 50000 janë plagosur që nga nisja e sulmeve të Izraelit në Gaza./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share