Daçiq: Ekstradimi i Radoiçiqit në Prishtinë është i pamundur

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ka deklaruar se ekstradimi i ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiqit në Kosovë, është i pamundur.

Daçiq theksoi për agjencinë serbe të lajmeve “Beta” se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tashmë ka konfirmuar se hetimet ndaj Radoiçiqit janë duke vazhduar dhe se procedurat do të zhvillohen ekskluzivisht në gjykatat vendase, transmeton Klankosova.tv.

“Presidenti Vuçiq tha se hetimet kundër Radoiçiqit janë duke vazhduar dhe të gjitha gjykimet do të zhvillohen para gjykatave vendore”, deklaroi ai.

Milan Radoiçiq akuzohet për organizimin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit ku u vra polici Afrim Bunjaku.

Ditë më parë u konfirmuar se për të është lëshuar fletëarrest ndërkombëtar.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share