Inspektorët doganor të Departamentit për kontroll dhe hetime pranë Drejtorisë së doganave, kanë ndaluar përkohësisht një automjet ngarkesash me gjysmërimorkio gjatë hyrjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ngarkuar me mbështjellje alumini i në vlerë prej 92.635,70 euro. pasi drejtuesi i automjetit njëherit shtetas i huaj, gjatë hyrjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në VK Bogorodicë ka tentuar ti paralajmërojë organin doganore se automjeti transportues posedon pullë doganore – vulë dhe ka mundësuar hapjen e pjesës së automjetit në të cilën është vendosur malli.
Konkretisht, të premten, më datë 8 dhjetor, inspektorët doganor të VK Bogorodicë përzgjodhën për kontroll të detajuar një automjet mallrash me targa greke të drejtuar nga një shtetas grek, i cili po kalonte tranzit nga Republika e Greqisë për në Republikën e Gjermanisë. Pas kësaj u konstatua se një kabllo më e gjatë është e mbështjellë në pjesën e pasme të dorezave që shërbejnë për mbylljen e rimorkios dhe thjesht duke ngritur shufrën metalike mbi të cilën është mbështjellë grila, mbulesa hapet pa dëmtuar pullën doganore – vulën doganore.
Me këtë rregullim të kabllit, drejtuesi i mjetit ka bërë të mundur heqjen ose vendosjen e mallrave të tjera në automjet gjatë kalimit të vijës doganore kufitare, gjë që është në kundërshtim me rregulloren doganore.
Kundër drejtuesit të automjetit do të bëhet ankesë përkatëse në gjykatën kompetente për kundërvajtje nga neni 263 i ligjit doganor dhe në pajtim me nenin 269 të Ligjit doganor, malli dhe automjeti – rimorkio – do të konfiskohen. dhe do t’i dorëzohet Agjencisë për Menaxhimin e Pasurisë së Sekuestruar.