KU KA KAMERA, KA RRITJE TË SIGURISË SË PUBLIKE
Sistemi “Qytet i Sigurtë” do të vendoset në të gjitha qytetet me të mëdha si dhe në Autostrada.. Kështu deklaron ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i cili thekson se gjithkund ku ka video mbikëqyrje ka përmirësim të situatës së sigurisë, por këto kamera ndihmojnë edhe rritjen e sigurës publike
“Në këtë moment e kemi vetëm Shkupin, Kumanovën dhe Tetovën. Në vijim është procesi për mbindërtimin e gjithë këtij sistemi. Në mbindërtim do të përfshihen edhe autostradat në shtet si dhe këto tre komuna, ku do të inkuadrohet edhe konstatimet elektronike të aksidenteve në komunikacion. Gjithsesi se ideja është që të zgjerohet dhe duhet të zgjerohet, para së gjithash në qytetet më të mëdha” – tha Oliver Spasovski.