”Safe City” do të përditësohet/ Spasovski: Do të përfshihen edhe autostradat dhe disa qytete

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski paralajmëroi se do të përditësohet sistemi “Sejf siti”, e kjo do t’i përfshijë autostradat në shtet dhe qytetet tjera më të mëdha.

Spasovski këtë e deklaroi në përgjigje të pyetjes së gazetarëve pas vizitës së sotme në SPB Shtip, ku paralajmëroi se edhe ky qytet është një prej atyre ku mund të aplikohet ky sistem.

“Në këtë moment e kemi vetëm në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë, ndërsa në vijim është procesi i përditësimit të tërë këtij sistemi. Përditësimi do t’i përfshijë edhe autostradat në shtet dhe këto tre qytete dhe këtu do të përfshihet, natyrisht, edhe konfirmimi elektronik i kundërvajtjeve në komunikacion. Ideja është që të përhapet, para së gjithash, në qytetet e mëdha ku kemi frekuencë më të madhe të njerëzve. Shtipi është një nga këto qytete, edhe pse duhet të themi se Lindja, rajoni i Shtipit është i qetë, stabil, megjithatë gjithkund ku kemi video mbikëqyrje, kemi përmirësim të gjendjes së sigurisë, por na ndihmon edhe në veprimtarinë zbuluese të sigurisë publike”, tha Spasovski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share