Thaçi për Talat Xhaferin kryeministër: Emri i tij është kompromis brenda koalicionit qeveritar

Duke e marrë parasysh faktin se Talat Xhaferi është kryeparlamentar dhe nëse pas zgjedhjeve presidenciale, presidenti i ri nuk do të kishte mundësi për ta bërë betimin në Kuvend me çka kryeparlamentari do ta ushtronte detyrën e Presidentit, është vendosur që Xhaferi të jetë kryeministër dhe në vend të tij në krye të Kuvendit të jetë maqedonas. Kjo ka qenë arsyeja kryesore, sipas Menduh Thaçit, që Xhaferi është kandidat për kryeministër, që të shmanget mundësia që shqiptarët të drejtojnë me tre pozitat kryesore në shtet pas zgjedhjeve.

“Po të kishte qenë dikush tjetër shqiptar kryetar i qeverisë tani, ne ne maj do të ballafaqoheshim me një situatë ku kryeminsitri do të ishte shqiptar, kryetari i parlamentit do të ishte shqiptar, presidenti i zgjedhur nuk do kishte parlament për ta bërë betimin dhe uhstrues detyre i presidentit do të ishte kryetari i parlamentit. Ky është kompromisi. Kryetar i Parlamentit do të bëhet maqedonas, ndërsa kryetari i tanishëm do të bëhet kryeministër”, sqaroi Thaçi./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share