“I kemi dhënë zor sa kemi pasur takat” – Thaçi: Na kanë goditur me çdo mjet!

Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi në Klan Debat u shpreh se në Maqedoninë e Veriut mungon reagimi qytetar ndaj padrejtësive. Ai përmendi “luftën” që i është bërë atij dhe subjektit të tij në gjithë këto vite të ekzistencës politike.

“Nuk mund ta fajësojmë vetëm PDSH-në apo Menduh Thaçin pse 21 vjet nuk e kemi mundur BDI-në. I kemi dhënë zor sa kemi mundur, sa kemi pasur takat. Na kanë goditur me të gjitha mjetet e lejueshme dhe të palejueshme dhe kanë arritur rezultat. Ju mendoni se unë i harroj ato? Jo… Vetëm dua të jem mirë e shëndosh si duhet për njerëzit e mi. Se përndryshe, thikat që unë i kam ngrënë s’i kish duruar askush. Një – goditje politike, dy – goditje kombëtare,  tre – goditje me drejtësi selektive, katër – goditje në jetën private, intime”, tha mes tjerash Menduh Thaçi./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share