Boçvarski: Korridori 8 në hartën e korridoreve Evropiane!

RMV-ja NIKOQIRE E MINISTRAVE TË TRANSPORTIT TË BALLKANIT PERËNDIMOR

Autoritetet e Maqedonisë së Veriut thonë se me mbështetjen e Komunitetit evropian të Transportit, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Italisë, Korridori 8 është vënë në hartën kryesore të korridoreve evropiane. Sipas tyre, me rëndësi është rindërtimi I këtij Korridori evropian, të boshtit hekurudhor por edhe të rrjetit të rrugëve, njofton KlanM.

Ndërtimi i hekurudhës në pjesën lindore të Korridorit 8 është një investim prej mbi 700 milion eurove. Ndërtimi pritet të zhvillohet në tri faza, kurse ndërtimi I pjesës së tretë paraqet një nga sfidat kryesore.

Në 23.4 kilometra të hekurudhës, sic njofton KlanM, duhet të ndërtohen 22 tunele dhe 52 ura.

Projekti parasheh dy stacione hekurudhore dhe vendosjen e sinjalizimit dhe telekomunikimeve në nivel të ETCS-së – niveli 1, si dhe elektrifikimi I pjesës lindore të Kooridorit 8 hekurudhor nga Kumanova deri në vendkalimin kufitar Deve Bair. Afati kohor është 5 vite.

Ministri për Transport dhe Lidhje, Bllagoj Boçvarski bashkë me Drejtorin e Komunitetit të Transportit të BE-së, Matej Zakoshnjek, kanë ndjekur punimet e ndërtimit të Korridorit 8 hekurudhor.

“BE-ja na jep mbështetje të fuqishme për ndërtimin e këtij Korridori si kusht për lidhje efikase rajonale. Qëllimi ynë kryesor është të krijojmë rrejt modern hekurudhor, që do të mundësojë rritje ekonomike, transport efikas të udhëtarëve dhe mallrave si dhe zhvillim rajonal” – tha Bllagoj Boçvarski, ministër i Transportit.

Korridori 8 nuk është I rëndësishëm vetëm për Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Bullgarinë, por për gjithë rajonin, duke lidhur Detin e Zi dhe Mesdheun – tha Drejtori Komunitetit të Transportit të BE-së, Matej Zakoshnjek

Në dy ditët e ardhshme, sic njofton KlanM, Maqedonia e Veriut do të jetë nikoqire e Këshillit Ministerial të Ministrave për transport të Ballkanit Perëndimor si dhe Moldavisë, Gjeorgjisë dhe Ukrainës.

Do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Komisionit Evropian.

Do të debatohet për progresin e vendeve të rajonit në realizimin e projekteve të infrastrukturës në korridoret kryesore të rrjetit TEN -T të korridoreve evropiane, si dhe për progresin drejt harmonizimit të politikës së transportit me ligjet e BE-së. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share