Ndërron jetë ish-futbollisti i Shkëndijës së Tetovës në moshën 35-vjeçare

Ish-futbollisti i Shkëndijës së Tetovës, Hajdukut nga Spliti, Lokomotivës dhe disa klubeve të tjera në Kroaci, Ivan Çelikoviq, ka vdekur në moshën 35-vjeçare në Çilipi, raportojnë mediat vendase.

Ivan Çelikoviç është një emër shumë i njohur në Kroaci, duke pasur parasysh se ka luajtur mbi 140 ndeshje në 12 vitet që ka luajtur futboll profesionalisht.

Ai kaloi një pjesë të mirë të sezonit të kaluar në Lokomotiv, para se të nënshkruante për Konavljanin, ku në një farë mënyre filloi karrierën e tij.

Çelikoviç gjatë vitit 2017-2018 ishte pjesë e skuadrës shqiptare, Shkëndija e Tetovës.

Sa i përket karrierës, ai ka luajtur në Hajduk, ku ka filluar me futbollin dhe më pas ka luajtur për Dugopoljen, Solin, Konavljanin, Interin nga Zapreshiqi, Shkendija dhe Jarun.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share